Biznesmenit në Sarandë i lënë kallëpin e tritolit në derën e dyqanit
Një sasi tritoli është gjetur përpara ambienteve të një biznesi në qytetin e Sarandës.
Lënda plasëse është gjetur e pa shpërthyer në portën e nje sipërmarrjeje që merrej me organizimin e eventeve.
Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Euronews Albania, kallëpi tritoli është i lidhur me një fitil dhe i ngjitur me ngjitës.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nuk dihet ende nëse lënda eksplozive nuk ka mundur të shpërthejë apo nëse kemi të bëjmë me një formë kërcënimi për pronarin e biznesit, shtetasin Ilia Thano.
“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid