“Doktori po flinte, nuk e mjekoi 4-vjeçaren që vdiq”, gazetari: E pritën 4 orë

22 Shkurt 2024 | 08:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një 4 vjeçare ndërroi jetë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat e Kosovës raportojnë se fillimisht familjes të së miturës i ishte thënë se kishte lëndime në trup që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë, që sipas tyre e mitura ka pasur një infeksion.

Gazetari Pleurat Salihu ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku tha se situata në spitalet e Kosovës është kaotike.

Ai tha se vajza e mitur së bashku me nënën e saj kanë qëndruar për 4 orë në pritje të doktorit pasi ky i fundit ka qenë në gjumë. Sipas gazetarit, të gjithë kanë qenë në gjumë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi rastit të 4-vjeçares, e cila humbi jetën.

“E kanë lënë nënën me fëmijë nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 8 të mëngjesit. Doktori ka qenë në gjumë, kur u zgjua nëna e të ndierës i ka thëne, vajzën e kam shumë keq. Asaj i kanë thënë të  shkoj te dhoma e do i dërgojnë doktoreshën. Për katër orë nuk ia kanë sjellë. Kur ka shkuar doktori i ka thënë pse po bërtet vajza. Sipas nenës të gjithë kanë qenë në gjumë askush nuk është marrë me pacienten”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024