Greqia mirëpret turistë turk/ Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë 7 ditore

22 Shkurt 2024 | 16:40

 

Turistët turk të cilët duan të vizitojnë ishujt grek mund të përfitojnë tashmë nga një vizë 7 ditore e cila, ndryshe nga më parë, u dorëzohet në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Lajmi është pritur shumë mirë edhe nga banorët grekë, të cilët shpresojnë për një fluks më të shtuar turistësh.

Për herë të parë Greqia do të japi leje qëndrimi të shpejtë për turistët nga Turqia.

Viza 7 ditore do të jepet brenda ditës së kërkesës dhe do të aplikohet për të vizituar 10 ishuj pranë bregut turk.

Historikisht Ahina dhe Ankaraja kanë pasur marrëdhënie diplomatike të vështira.

Më parë turistët turk të cilët donin të udhëtonin drejt ishujve turistik si Rodosit, Kosit apo Kalymnos do të duhet të ndiqnin një procedurë të gjatë aplikimi, nëpërmjet konsullatës greke në Izmir.

Sipas autoriteteve greke janë me mijëra personat që kanë shfaqur interes.

Lajmi është pritur mirë edhe nga shumë banorë grek të cilët, shprehen se fluksi i turistëve turk do të sjelli më shumë të ardhura.

Madje sipas tyre, masa lehtësuese për vizat d të sjelli një fluks të ri turizmi i cili do të zëvendësoj boshllëkun e krijuar nga vizitorët izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026