Hidhet shorti i Europa League, përballje interesante në fazën e 1/8-ave 

23 Shkurt 2024 | 12:38

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e  1/8-ave në Europa League.

Ajo që bie në sy është se ekipet e mëdha kanë shmangur përballjen “kokë më kokë” me njëra tjetrën.

Gjithasesi sfida të forta janë për ekipet ku aktivizohen disa nga lojtarët shqiptarë.

Liverpuli do të ketë përballë Spartën e Pragës ku luajnë Tuci dhe Laçi, ndërsa Karabaku i Redon Xhixhës do të ndeshet me Bajer Leverkusenin.

Atalanta e Gjimshitit ka një kundërshtar të vështirë si Sportingu i Lisbonës, ndërkohë që Milan ka një sfidë më të lehtë në letër përballë Slavias së Pragës.

Marseja do të ndeshet me Vijarealin ndërkohë që Freiburg ndeshet me West Ham.

SHORTI:

QARABAG – LEVERKUSEN

MILAN – SLAVIA PRAGA

SPORTING LISBONA – ATALANTA

FREIBURG – WEST HAM

BENFICA – RAINGERS

ROMA – BRIGHTON

MARSEILLE – VILLAREAL

SPARTA PRAGA – LIVERPOOL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026