“Kërkon të viktimizohet”- Haziri: Serbia do që ta kthej SHBA kundër shqiptarëve

23 Shkurt 2024 | 13:38

Nënkryetari i partisë opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se Serbia kërkon ta kthejë SHBA kundër shqiptarëve.

Komentet Haziri i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Serbia kërkon që atë që ka humbur me luftë në Kosovë, ta fitojë me paqe.

Po ashtu ai tha se Serbia përmes viktimizimit pretendon që me kalimin e kohës të kthehet memoria historike e marrëdhënieve të mira të Beogradit me Francën dhe me vende të tjera europiane.

“Serbia që prej një dekade, sidomos pas samitit në Shën Petërsburg, Serbia ka ndryshuar qëndrimin e Rusisë dhe presidentit Putin në raport me njohjen e Kosovës, ata kanë konfirmuar një lloj bashkëpunimi të kushtëzuar me Federatën Ruse. Doktrina e botës serbe në raport me Kosovën e ka një rakordim.

Definicioni është ky, që Kosova është humb dhe që Serbia nuk mund ta pranojë de jure pavarësinë e Kosovës në asnjë rrethanë. Gjithçka tjetër është e pranuar nga Serbia, që nënkupton njohjen de fakto dhe bashkëpunim e normalizim.

Por duhet ta lërë një derë hapur në mënyrë që në mënyrë paqësore të dëmtojë raportin e shqiptarëve, të Kosovës kryesisht, me Perëndimin. Në radhë të parë duhet të prishen marrëdhëniet e shqiptarëve me Uashingtonin. Pastaj europianët janë pragmatikë. Pastaj mund të rikthehet memoria e marrëdhënieve të mira të Serbisë me Francën, etj.

Serbia sillet si viktimë, sepse ata kanë kompleksin e kombeve që i fiton luftrat, por e humb paqen. Me Kosovën ata e kanë humbur edhe luftën edhe paqen. Ne nuk mund të lejojmë që ata ta fitojnë paqen me Kosovën”, tha Haziri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026