“Burri im nuk ngrihet, nuk lëviz”-ja çfarë kërkon Linda Kalemi nga shteti shqiptar

27 Shkurt 2024 | 08:10

Klement Lutfija kampioni i sportit shqiptar, është goditur me makinë nga një shtetas turk dhe që prej dy muajsh ndodhet në spital.

Linda Kalemi, ish-bashkëshortja e tij në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albanias, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të ndërhyjë në lidhje me kujdesin shëndetësor të Lutfisë.

Mes tjerash ajo theksoi se nëse shteti do të ndërhynte, mjekët në Turqi do ishin më të kujdesshëm.

“Ambasada mund të interesohet për ecurinë e shëndetit të tij, ndërsa Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme  duhet të kontaktoj me ministritë respektive, dhe në këtë mënyrë bëhet një lloj suporti. Sot ai po vuan për problemin plumonar. Ambasada duhet të interesohet. I ka dhënë gjysmë shekulli vendit tonë. Duhet që shteti shqiptar të bëjë shkresa zyrtare dhe në këtë mënyrë shteti turk interesohet më mirë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024