Bashkëpunëtorët e Aleksei Navalny: S’po gjejmë vend për ceremoninë e lamtumirës
Bashkëpunëtorët e politikanit të ndjerë opozitar, Aleksei Navalny, thanë se nuk po mund të gjejnë një vend në kryeqytetin rus për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës për kritikun e Kremlinit, pasi nëna e tij tha se është shantazhuar nga zyrtarët që të mbajë të fshehtë një ceremoni të lamtumirës për të birin.
“Ne kemi thirrur shumicën e agjencive private dhe shtetërore të funeraleve, entitetet komerciale dhe ato që organizojnë ceremoni të lamtumirës. Disa thanë se i kanë të zëna vendet, të tjerët refuzuan të flisnin pasi dëgjonin emrin e Navalnyt”, tha zëdhënësja Kyra Yarmysh përmes një postimi në X, që më herët njihej si Tëitter.
“Në një vend na thanë direkt që janë urdhëruar që të mos bashkëpunojnë me ne”, shtoi ajo, një ditë pasi publikoi një postim ku thuhej se ekipi i Navalnyt po kërkonte një vend për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës të premten.
Familjarët e Navalnyt ende nuk kanë konfirmuar detaje për ceremoninë e lamtumirës dhe funeralin për kritikun e Kremlinit.
Më 26 shkurt, në kanalin Baza në Telegram, duke cituar burime të paidentifikuara u tha se në varrezën Borisovskoje në Moskë, punëtorët kishin nisur përgatitjet për varrosjen e Navalnyt gjatë natës, duke shtuar se data preliminare për këtë ceremoni ishte caktuar 29 shkurti.
Disa kanale në Telegram kanë përmendur vende të mundshme ku Navalny mund të varroset dhe që të gjitha varrezat e përmendura ishin në Moskë.
Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi ai vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik. Ende nuk është bërë publike shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit.
Para se t’ia dorëzonin trupin e të birit, nëna e tij tha se autoritetet kishin vendosur kushte se ku, kur dhe si do të varrosej Navalny, duke shtuar se autoritetet dëshironin që ceremonia të ishte e fshehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush është i dënuari me të përjetshëm në Gjermani që do të shkëmbehej me Navalnyn
- Aleatja e Navalnyt: Alexei do të lirohej në një shkëmbim të të burgosurve
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve