Të enjten samiti për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama zbulon pritshmëritë
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pritshmëritë e Samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në datën 29 shkurt në Tiranë, një ditë pas Samitit për Ukrainën.
Në një intervistë për Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, Rama tha se kemi tani një instrument për objektivat e CEFTA-s, për ta bërë këtë rajon një hapësirë më të madhe ekonomie për të gjitha vendet.
Rama tha këtë instrument nuk e kishim as me Procesin e Berlinit dhe as me atë të Ballkanit të Hapur.
Ai shtoi se do të ketë financa shtesë dhe mundësi të hapura për t’u integruar më shumë në tregun e përbashkët europian.
Pjesë nga diskutimi:
Alice Taylor: Sa i takon samitit të dytë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, cili është synimi juaj? Çfarë përfundimesh prisni?
Edi Rama: Që të qartësohet se kjo është punë e përbashkët. Kemi më në fund një instrument që nuk e kishim me Procesi ne Berlinit, nuk mundëm ta kishim me Ballkanin e Hapur dhe që e kemi tani për të punuar së bashku për gjërat e vërteta dhe të mërzitshme, që janë korsitë e gjelbra, garantimi i të gjitha parimeve të Procesit të Berlinit dhe objektivave të CEFTA-s, për ta bërë këtë rajon një hapësirë më të madhe ekonomie për të gjitha vendet. Më vete jemi shumë të vegjël, por së bashku, nëse jemi një treg i integruar, mund të merremi parasysh. Kjo është ajo që përkrah prej 10 vitesh, dhe tani kjo vjen edhe me incentiva. Janë financa shtesë, mundësi të hapura për t’u integruar më shumë me tregun e përbashkët europian. Të shohim.
Alice Taylor: E shihni këtë si një hap përpara më konkret? Sepse zgjerimi ka mbetur në vend, nuk po lëviz si duhet.
Edi Rama: Çdo hap para që na bashkon mes nesh, është një hap para drejt Bashkimit Europian. Çdo hap para drejt Bashkimit Europian, është hap para drejt zgjerimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë