A do i kërkosh Zelenskyt njohjen e Kosovës? Osmani flet nga Samiti për Ukrainën
Në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve, kryeministri Rama ka nisur pritjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në Samitin për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë.
I pari që ka zbritur në tapetin e kuq është Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili më pas i është bashkuar kreut të qeverisë për të bërë pritjen e krerëve të tjerë.
Pjesë në Samit do të jetë dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila pas takimit me Ramën e Zelenskyt, dha një deklaratë për media, duke thënë se Kosova do të jetë gjithmonë në krah të Ukrainës.
“Samiti ka tepër rendësi, pasi do kemi mundësi që të japim të gjithë mbështetjen për Ukrainën duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët e Ukrainës, ushtrinë e Ukrainës. Do flasë për hapat konkret që Kosova po i merr në këtë drejtim. Do jemi këtu deri në fitore të Ukrainës”-tha ajo.
E pyetur se nëse do i kërkojë presidentit të Ukrainës, njohjen e Kosovë, Osmani u përgjigj: Këto janë çështje bilaterale, do e bëjmë gjithmonë një gjë të tillë. Ukraina është në gjendje lufte duke luftuar për lirinë e saj.
Përsa i përket se nëse do të ketë ballafaqim me presidentin serb, ajo tha: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta për fat të keq sepse ata janë në të kaluarën.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar