“Ukraina, e pamundur që ta njohë Kosovën!” Eksperti jep arsyet…

28 Shkurt 2024 | 18:15

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi, ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për vizitën e presidentit të Ukrainës në Shqipëri.

Ai tha se ndonëse është një temë shumë e diskutuar mes shqiptarëve çështja se përse Ukraina nuk e njeh Kosovën, kjo çështje do vazhdojë të jetë e pamundur deri në një situatë pos-konfliktuale.

“Në këto kushte Ukraina e ka të pamundur të njohë Kosovën edhe për shkak të situatës së konfliktit. Shqipëria së bashku me Kosovën po bëjnë një investim paraprak në mbështetjen që po i japin Ukrainës, që kur të jetë qartësuar pjesa e konfliktit, mbështetja e dhënë mund të shndërrohet në një njohje të mundshme e Ukrainës për Kosovën.

Njohja lidhet me faktorë se ju e dini që në jug dhe në lindje të Ukrainës ka minoritete të tëra rusisht folëse që kanë kaluar në situatën e rajoneve gjysme autonome, ndërkohë që Krimea është shkëputur nga Ukraina. Mjaft nga vendet që nuk e njohin Kosovën, janë nisur nga probleme të tilla të brendshme. Megjithatë Ukraina mund ta shikojë këtë në një situatë post konfliktuale”,-tha Geron Kamberi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026