“T’i afrohesh Interit dhe të fitosh Europa League”- kushtet e Milanit për Piolin

29 Shkurt 2024 | 14:55

2 sezone më parë fitonte titullin kampion me Milanin, trofe që mungonte prej 1 dekade, por tanimë rezulton të mbetet pa punë. Bëhet fjalë për Stefano Piolin, i cili është përfolur se në fund të sezonit do të largohet nga Milano, kjo për shkak të mospërmbushjes së objektivave. Në mediat italiane madje kanë qarkulluar dhe emra të cilët mund të zëvendësojnë italianin, e njëri prej tyre ishte bashkëkombasi Antonio Conte.

Por së fundmi janë zbuluar të tjera detaje, konkretisht kushtet që drejtuesit e klubit i kanë vendosur Piolit, e në rast se i plotëson atëherë do të diskutohet për rinovim kontrate. E thënë me thjeshtë, kuqezinjtë duhet të triumfojnë në Europa League, si dhe të mbyllin në vendin e dytë garën në kampionatin Italian, me pak diferencë pikësh nga Interi.

Kjo e dyta nuk është e pa arritshme edhe pse skuadra ka lënë pikë gjatë javëve të fundit, ndërsa në kompeticionin evropian gara është e fortë, sidomos kur në lojë janë dhe Liverpool apo edhe surpriza gjermane e Leverkusen. Por edhe nëse plotësohen të gjitha objektivat, palët do të ulen të bisedojnë, se sa gati është Pioli të sjellë trofe në sezonin e ri, në të kundërt, do të largohet menjëherë nga Milano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026