Spahiu: Pse Kurti s’ka parti aleate në Kosovë, Shqipëri, RMV, Preshevë, Mal i Zi?

1 Mars 2024 | 14:30

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nga politika konfliktuale e Albin Kurtit jo vetëm ndaj partnerëve amerikanë dhe europianë, por edhe faktorit shqiptar ka përfituar Edi Rama.

Sipas tij, fakti që Albin Kurti nuk ka arritur të gjejë gjuhën as me subjekte shqiptare në Shqipëri, RMV apo Mal të Zi tregon se ai  nuk është një kryeministër serioz.

“Mungesa e vullnetit për të treguar partneritet me amerikanët apo gjermanët e britanikët përfshi, dyzimet e Shkupit apo Malit të Zi kanë bërë që Tirana të tregohet më seriozja dhe më partnerja me amerikanët dhe nga kjo ka përfituar politikisht Edi Rama. Mendoj se  30-40 për qind e mbështetjes që ka Rama nga ndërkombëtarët është thyerja e partneritetit të SHBA nga Kurti. Shqiptarët krijojnë konflikte mes vetes nuk kanë konsideratë për Tiranën zyrtare. Kjo ndodh edhe me disa parti në RMV dhe Vetëvendosjen në Kosovë. Kurti më shumë ka dialog me Vuçiç se me Edi Ramën. Krijimi i konflikteve nga Kurti jo vetëm me Amerikën dhe BE, por edhe me  Tiranën, me Preshevën edhe me partitë shqiptare në RMV apo me Abazoviç në Mal të Zi ka treguar se nuk është kryeministër serioz se nuk di të dialogojë as me shqiptarët”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024