VIDEO| Aksident i shumëfishtë në Unazën e Madhe të Tiranës

2 Mars 2024 | 15:16

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur në Unazën e Madhe në afërsi të mbikalimit që të çon në zonën e Selitës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, në aksident është përfshirë një taksi dhe 2 autovetura.

Si pasojë e aksidentit raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që kanë shpëtuar pa shumë lëndime drejtuesit e mjeteve.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjatë mjetesh që shkojnë nga mbikalimi i Selitës deri tek mbikalimi që të çon në Astir.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026