Bëhet nervoz kur e ndalon policia, i riu shqiptar kapet me furgonin plot me drogë

2 Mars 2024 | 18:31

Mediat italiane kanë publikuar këtë të shtunë lajmin për arrestimin e një të riu shqiptar, i cili u ndalua duke drejtuar një furgon të mbushur me lëndë narkotike.

Ariet Prendi 25-vjeç u arrestua mbrëmjen e 29 shkurtit, nga karabinierët e Leçes, pasi gjatë një kontrolli në furgonin që ai drejtonte u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi dhe disa gramë kokainë.

Në momentin e kontrollit, 25-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi duke tërhequr vëmendjen e efektivëve. Më pas policia vijoi me kontrollin e plotë të mjetit, duke përfshirë dhe kontrollin me qen antidrogë.

Qentë nuhatën lëndën narkotike në dyshemenë e kamionit

Brenda një pjesë të sajuar, u gjetën 26 kilogramë hashash, 17 gramë marihuanë dhe 8 gramë kokainë. Droga u sekuestrua dhe i riu shqiptar u dërgua në burgun e Barit me urdhër të Prokurorisë Publike.

Policia italiane vijon ende hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026