LeBron James, basketbollisti i parë që tejkalon shifrën e 40 mijë pikëve

3 Mars 2024 | 09:36

LeBron James është bërë basketbollisti i parë i ligës amerikane NBA që ka shënuar mbi 40.000 pikë në karrierën e tij.

Megjithatë, ai e ka përshkruar këtë moment me ndjesi të përziera, pasi në ndeshjen e së shtunës, ekipi i tij Los Angeles Lakers ka humbur kundër ekipit Denver Nuggets.

“Te jesh lojtari i parë që e arrin këtë, është goxha mirë në këtë ligë”, ka thënë 39-vjeçari të shtunën, i cili vetëm në atë ndeshje i ka shënuar 26 pikë.

“Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe ajo është fitorja”, ka thënë ai, shkruan REL.

“Më vjen inat që kjo ndodhi kur ne humbëm, sidomos ndaj një ekipi që luan jashtëzakonisht mirë”.

James ka qenë në vendin e parë sa u përket pikëve qysh prej shkurtit të vitit 2023, pasi atëbotë e pati kaluar basketbollistin Kareem Abdul-Jabbar, i cili mbante rekordin me 38.387 pikë.

James është shpallur katër herë kampion i NBA-së dhe katër herë Lojtari më i Vlefshëm, dhe aktualisht është basketbollisti më i vjetër aktiv në ligë.

Ai ka thënë se nuk e di nëse edhe një tjetër lojtar i NBA-së do të mund të arrijë shifrën prej 40.000 pikëve.

“Duhet ta luani lojën goxha mirë për kohë të gjatë, dhe të keni fat me lëndimet dhe gjërat e asaj natyre”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026