Man City përmbys “djajtë e kuq” në shtëpi, Liverpool në krye të klasifikimit

4 Mars 2024 | 16:21

Djajtë e kuq janë mposhtur edhe në derbin e dytë sezonal të Premier League ndaj Manchester Cityt, pas një përballje e cila rezultoi spektakolare, e fituar nga të besuarit e Guardiolës në shifrat 3-1.

Në Ethihad, vendësit dominuan në çdo centimetër katror të fushës ndaj Manchester United, edhe pse këta të fundit gjetën avantazhin me Marcus Rashford, me një supergol të britanikut. Pjesa e parë pa në avantazh të besuarit e Ten Haag, por vetëm në rezultat.

Fraksioni i dytë, i karakterizuar dhe nga gabime të lojtarëve të djajve të kuq regjistroi 3 gola për qytetarët të cilët barazuan me Foden, me sulmuesin që shënoi dhe golin e dytë, ndërsa Haaland vulosi triumfin 3-1. Norvegjezi përfitoi nga një gabim i Amrabat dhe mposhti Onanën.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 62 pikë, 1 më pak se Liverpool kryesues. Vendi i tretë i takon ARsenalit, e më pas me radhë Aston Villa, Tottenham e Manchester United që kompletojnë zonën Europë.

Të dielën fitore regjistroi dhe Bournemouth ndaj Burnleyt në transfertë, duke u ngjitur në vendin e 12. Golat e Cluivbert dhe Semenyo sollën 3 pikët, por gjithashtu regjistruan fitoren e vetme për Bournemouth në 5 javët e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026