Dronë dhe raketa në Kuçovë, Gjenerali zbulon armatimet e rënda që do vijnë

4 Mars 2024 | 21:34

Gjenerali Aleksandër Pando komentoi hapjen e bazës ajrore në Kuçovë.

Në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai theksoi se në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane.

Gjithashtu ai nënvizoi se dronët Bajraktar që ka Shqipëria do të përdoren dhe për qëllime civile por dhe për mbrojtje.

“Baza e Kuçovës që ku është dizenjuar nga NATO është dizenjuar si bazë për të mbështetur avionë taktikë luftarakë të NATO-s. Kishim avionë F-16 të Forcave Amerikane të cilët do ulen në bazën ajrore të kuçovës. Do kemi dhe avionë transporti që mund të ulen. Baza ajrore e Kuçovës mund të shërbejë si pikë hyrëse për trupat e Aleancës që do vijnë në vendin tonë përë të ushtruar stërvitje, aktivitete e më pas për të shkuar drejt vendeve të tjera. Tre dronët Bajraktar që ne kemi mund të përdoren për qëllime civile sepse ata janë pajisur me kamera, mund t’i vijnë në ndihmë popullsisë, por përdoren dhe për mbrojtje pasi do jenë të armatosur. Kemi personel në Turqi që po praktikohet për përdorimin e këtyre”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit...
22:09 | 24/06/2026