Hetimi i Prokurorisë për shpërthimin në Lushnjë: Deputeti shkeli lejen e ndërtimit

4 Mars 2024 | 18:02

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore lidhur me shpërthimin e fuqishëm të ndodhur në Lushnje disa ditë më parë pranë magazinës në ndërtim në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela, ku për humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë lidhur me shkakun e shpërthimit, ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në magazinën në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth.

Subjekti që ka kryer punimet siç nënvizohet në dokumentin zyrtar ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë. Leja e miratuar nga Bashkia e Lushnjës ishte një vjeçare.

“Nisur nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1-vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar. U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe ndërtimit të paligjshëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026