26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, liderët e Kosovës kujtojnë Adem Jasharin

5 Mars 2024 | 12:52

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të pranishëm në seancë janë edhe krerët e shtetit.

Kryeministri  Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vet shteti i Kosovës.

Ai tha se Kosova është çliruari prej Serbisë  pikërisht nëpërmjet kësaj trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.

“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”,- tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.

Sipas tij, rezistenca e familjes Jashari të Prekazit është unike në vetvete, por ajo nuk është e pareferencë në historinë e shqiptarëve.

“Rezistenca e Adem Jasharit dhe UÇK-së është produkt i natyrshëm i po asaj kulture të kryengritjes dhe luftëtarëve vullnetar që luftuan për mbrojtjen e trevave shqiptare nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është rezistencë e po asaj kulture që solli organizmin e kryengritjeve kundër perandorisë osmane dhe të agresionit të Serbisë të prira nga Hasan Prishtina”,- tha ndër të tjera Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026