Skandali i radhës në ‘Formula 1’, Presidenti i FIA’s nën hetim
Presidenti i FIA’s, Mohammed Ben Sulayem është vënë nën hetim për ndërhyrje në rezultatin e një gare në Formula 1.
Sipas BBC që ka lexuar një raport nga komisari i garës, Paolo Basarri, Ben Sulayem ka tentuar të anullojë një vendim kundër Aston Martin dhe Fernando Alonso’s një vit më parë në Arabinë Saudite.
I kontaktuar nga media, Komiteti i Etikës në FIA, nuk ka komentuar për të mos ndërhyrë në hetimin që po zhvillohet. Ajo cka BBC ka mësuar është një telefonatë e Ben Sulayem drejt zëvendësit të tij Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa duke i kërkuar revokimin e penalltisë për Alonso’n.
Heqja e penalitetit prej 10” për ndërhyrje në makinë kur ai po kryente një penalitet tjetër prej 5”, bëri që spanjolli të ngjitej në podium pas çiftit të Red Bull, Sergio Perez-Max Verstappen.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik