Interi me hap kampioni, Zikaltrit shkëputen 15 pikë nga vendi i dytë

5 Mars 2024 | 21:18

Genoa ishte pengesa e radhës e Interit në kampionat, të cilën arriti ta kalojë me sukses. Zikaltrit regjistruan një tjetër fitore, duke marshuar me hap kampioni në krye të tabelës së klasifikimit. Tanimë diferenca me Juventusin e vendit të dytë është 15 pikë, me këta të fundit të cilët janë dorëzuar në garën për titull.

Ndaj Genoas në shtëpi ishte 1 tjetër paraqitje pozitive nga të besuarit e Simone Inzaghit. Një 90 minutësh i luftuar dhe i luajtur më mirë edhe pse kundërshtari po ashtu nuk u dorëzua. Goli i parë erdhi nga këmbët e Kristjan Asllanit pas një asisti nga Alexis Sanchez, me kilianin që do të shënonte golin e dytë të sfidës.

Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë nga ziklatrit, ndërsa në të dytin Genoa ngushtoi diferencën me Vasquez, por që e pati të pamundur të reagojë më tej. Minutat në vijim nuk prodhuan asgjë, me Interin që hipotekon triumfin e radhës, duke vrarë shpresat e kundërshtarëve në garën për titull.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026