“Po bën gabim të madh”, Iljazaj debat me gazetarin grek: Po i prish punë Belerit

5 Mars 2024 | 21:49

Dënimi me dy vite burg nga GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, shkaktoi debat mes gazetarit Ervis Iljazaj dhe gazetarit grek Kristos Nikolaidis në “Noë me Erla Mëhillin”.

Iljazaj tha se shteti fqinj duke dashur të mbrojë Belerin, i ka prishur më shumë punë këtij të fundit, pasi sipas tij çështja është trajtuar si etnike dhe minoritare e jo si penale.

“Shpesh herë çështja e Fredi Belerit është trajtuar si një çështje etnike dhe diplomatike dhe jo juridike. Unë mendoj se e trajtuar si e tillë, i ka prishur punë Belerit. Ju e dini shumë mirë që kur çështja kthehet në diplomatike dhe etnike, gjykatat dashje pa dashje bëhen palë. Unë mendoj se ndërhyrja e shtetit grek dashur pa dashur e ka kthyer në çështje etnike, diplomatike dhe minoritare dhe duke dshur ta mbroni Fredi Belerin i keni bërë keq”,-tha Iljazaj.

Nikolaidis nga ana tjetër tha se është një gabim shumë i madh që kjo çështje të shikohet në këtë formë, pasi është gjykata ajo që ka dhënë një vendim të padrejtë dhe ky sipas tij është problem i shtetit Shqiptar, e nuk ka të bëjë me çështjen e minoritarëve.

“Është një gabim shumë i madh që ju si gazetar dhe të gjithë ne si gazetarë, të përpiqemi të shikojmë nën situatat që janë krijuar. Sepse të ekzistojë një gjykatë e cila nuk jep të drejtë nuk është çështje që ka të bëjë me minoritarët, por për shtetin tuaj”,-u përgjigj gazetari grek Kristos Nikolaidis nga SKY TV.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026