Muçollari: “Beleri” nuk është çështje minoritare, por e një përfaqësuesi të opozitës

5 Mars 2024 | 21:51

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për të.

Rigels Muçollari, anëtar i kryesisë së Rithemelimit tha në emisionin Now në Euronews Albania se çështja Beleri nuk lidhet me Greqinë dhe duhet të zgjidhet brenda territorit të Shqipërisë.

Sipas tij, “Beleri” nuk është çështje e minoritetit, por me karakter plotësisht politik.

“Nëse Beleri ka krime të tjera të dënohet, në rastin konkret po flasim për një proces zgjedhor ku kryeministri e ka sulmuar, arrestohet para zgjedhjeve, merr votat. Nuk është çështje minoritare, është çështje e një përfaqësuesi të opozitës. Ka një përqasje politike”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026