Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë të “Rithemelimit”, Iljazaj: Pse i zgjodhi Berisha
Gazetari Ervis Iljazaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj nuk janë zgjedhur me vota si nënkryetarë të “Rithemelimit”, por janë zgjedhur nga Sali Berisha.
Sipas tij kjo është një marrëveshje politike e të dyja palëve pasi edhe Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkaj, sipas Iljazajt, mund të përfitojnë më tepër vota në krahun e Berishës.
“Unë besoj se nëse do të hidhej në votim është e vështirë që zoti Gjekmarkaj dhe zoti Bardhi të zgjidheshin nënkryetar të Rithemelimit. Jam i sigurt që nuk do të zgjidheshin.
Unë këtë e shikoj si marrëveshje politike. Zoti Berisha ka përdorur protagonizmin publik të këtyre dy deputetëve për betejën e tij politike dhe këta deputetë po përdorin popullaritetin e zotit Berisha dhe votat e zotit Berisha për karrierën e tyre politike.
Në këtë kuptim është një marrëveshje për të mirën e dy palëve. Është e qartë që aty vota ka vetëm Sali Berisha, asnjë tjetër. Humbën dy vite kot të asaj partie, nuk e kuptoj kauzën pse u ndan dhe u bashkuan prap. Arsyeja e vetme është se andej është shumica, nuk ka bashkim mbi vlera. Aty ku është shumica ka më shumë mundësi për karrierë politike”,-tha Iljazaj në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut