“Burrat mbi 40 vjeç rrinë në Berat, të tjerët kanë ikur”-gazetari tregon arsyen…

6 Mars 2024 | 07:53

Berati është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, por nga dita në ditë po përballet me shpopullimin.

Korrespondenti i Euronews Albania Grisel Zenuni, tha në “Good Morning Albanians” se gjithnjë e më shumë të rinjtë po largohen nga Berati. Sipas tij në qytet kanë ngelur vetëm burrat mbi 40 vjeç, pasi të rinjtë kanë ikur në kërkim të mundësive më të mira.

“Duke u nisur nga shifrat e INSTAT, Berati njeh një ulje të numrit të popullsisë kryesisht të meshkujve. Si qark kemi një humbje prej 15% në krahasim me vitin 2018 ndërkohë që problematik ngelet fakti se njerëzit duket se e kanë braktisur qytetin. Shumica e të rinjve kanë zgjedhur të largohen nga qyteti i Beratit sepse nuk kanë gjetur hapësirat e duhura.

Baza në Berat qendron turizmi por edhe ky i fundit nuk ofron aq vende pune sa të rinjtë e Beratit të kenë mundësi të punësohen nëpër biznese.  kryesisht mosha që është larguar është mosha nga 20-35 vjeç, burrat që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Berat janë nga mosha 40 e sipër”,-tha korrespondenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024