“Po ndani Shqipërinë në llokma”, Kaso kritika Ramës për “investimet strategjike”

7 Mars 2024 | 21:36

Kuvendi miratoi sot me shumicë të thjeshtë votash ligjin për investimet strategjike.

Ligji për Investimet Strategjike u miratua në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm dhe pasi afati u zgjat disa herë, i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023.

Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit, Ivi Kaso tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për investimet strategjike kaloi pa kuorumin e nevojshëm.

“Në momentin që është çelur seanca një pjesë e deputetëve të mazhorancës që duhet të krijon kuorumin nuk kanë qenë, nuk ka qenë më shumë së 70 deputetë të pranishëm që seanca të çelej në mënyrë të ligjshme, kjo i është bërë me dije në mënyrë shkresore kryetares së kuvendit, duke nënvijëzuar se kur kjo ndodh në mes të ditës, në sy të kamerave, imagjinoni çfarë ndodh në errësirën e vendimeve të qeverisë, të mbledhjeve të komunitetit të investimeve strategjike që synim kryesor kanë ndarjen e Shqipërisë në llokma për pushtetarët dhe miqtë e tyre”, tha Kaso.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026