Dy qëndistarët e Shkodrës, çifti që ruajti traditën e familjes dhe e ktheu në biznes

8 Mars 2024 | 18:19

Vështirësitë ekonomike të një çifti të sapomartuar mund ta detyrojnë atë të emigrojë për të siguruar të ardhura më shumë, por një çift i ri në Shkodër ka zgjedhur të bëjë ndryshe.

Burrë dhe grua vendosën që traditën e të parëve në qëndisje ta kthenin në biznes dhe tani shprehen të lumtur për përfitimit që nxjerrin.

“Mos me thanë që ishte prova e fundit mos me u largu…”, tha qëndistari Devis Tafaj.

Dejvis dhe Esmeralda janë një çift i ri nga Shkodra të cilët kanë vendosur të mos largohen në emigrim.

Se bashku kanë hapur një biznes qëndistarie dhe po mundohen t’a zhvillojnë çdo ditë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen e tyre të re.

Esmeralda thotë që qëndistarinë e ka të trashëguar brez pas brezi nga familja dhe dëshiron që kjo traditë të vijojë.

“Ky është një pasion që po trashëgohet brez pas brezi . Gjyshja ja ka mësuar mamit, mami ma ka mësuar mu dhe kështu pretendojmë t’a çojmë përpara brez pas brezi. Menduam që punën e dorës t’a vëme në funksion të të ardhurave”, tha Esmeralda Tafaj, qëndistare.

Si çdo biznes ka hasur vështirësi në fillim, ndërsa tashmë është në rrugën e duhur tregon Esmeralda.

“Fillimi ishte shumë i vështirë. Të depërtoj në tregun e sotëm nga konkurenca por me pasion çdo gjë arrihet”, tha Esmeralda Tafaj, qëndistare.

“Kjo përshembull është një pecetë. Kjo është puna kryq që dikur e kanë bërë gjyshet tona me dorë në bazë të një programi të dixhitalizuar ne arrijmë t’a realizojmë në kompjuter dhe kjo është rezultati”, tha ajo.

Qëllimi kryesor është që kjo punë të trashëgohet edhe tek familja e re dhe opsioni i largimit nga vendi të zhduket tërësisht thotë Esmeralda.

“Duke qenë se është një biznes familjar tashmë dhe në jemi të dy të përfshirë dhe është një gjë e bukur që t’a çojmë tek brezat e ardhshëm, të mos mendojmë të ikim me nga vendi…”, tha Esmeralda Tafaj, qëndistare.

Kjo familje përfitoi vitin e kaluar dhe nga programi i vetëpunësimit prej 5 milionë lekës, program që pritet të hapen aplikimet sërisht javën e ardhmshme nga qeveria shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026