Motër Mira: Kam dashur të bëhem nënë, e kam menduar dhe kur kam qenë murgeshë…

9 Mars 2024 | 14:22

Motër Mira, murgeshë në Sukth, shprehet se kur ka qenë e re ka ëndërruar të bëhet nënë, madje ka dashur 4 fëmijë. Gjithsesi, ajo rrëfen për “Real People” në Euronews Albania se këtë ndjesi e ka përjetuar edhe gjatë kohës që ka qenë murgeshë, se i pëlqejnë shumë fëmijët.

Një ndjesi kjo, që jo kushdo nga murgeshat guxon të shprehet hapur. Gjithsesi, motër Mira shprehet se nënë mund të jesh në forma të ndryshme, dhe puna e saj me fëmijët e shkollave apo të kopshteve, ja ka plotësuar asaj atë çka i mungon.

“Kam pasur momente që e kam menduar edhe kur kam qenë murgeshë, sikur të isha martuar me një person apo me një tjetër, në momente reflektimi në jetë. Por momentet e reflektimit të bëjnë të futesh më thellë për të kërkuar motivin. Unë kam pasur planin të bëja katër fëmijë, dy vajza e dy djem.

Gjithmonë kam pasur planin që nuk doja një djalë të pasur por ti ndërtonin gjërat së bashku, vetëm të kishim harmoni. Këto plane u rrëzuan por nuk më kanë krijuar trishtim. Kam pasur momente që kam ndier, sikur ta kisha një fëmijë.

Kur kam përqafuar ndonjë fëmijë kam thënë me vete “sikur të ishte i imi”, është një ndjenjë shumë e mirë. Por unë punoj çdo ditë me fëmijë në kopsht, njeriu bëhet nënë edhe  nëpërmjet edukimit. Unë përjetoj amësinë shpirtërore”,-tha motër Mira.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026