“E ndjej, Krishti është këtu”- motër Mira: S’është përrallë, e them nga eksperienca

9 Mars 2024 | 14:07

Motër Mira, murgesha që prej vitesh ja ka dedikuar jetën e saj Zotit, shprehet se Jezu Krishti është gjallë, madje duke thënë se ai është prezent edhe në momentin e intervistës me Flori Gjinin, për “Real People”.

Motër Mira thotë se këto gjëra nuk janë përralla të Kishës por të vërteta, ndryshe do të quhej e çmendur që i beson asgjësë.

“Kudo ku janë dy njerëz unë jam mes jush. Edhe në këtë moment Krishti është mes nesh. Shpresoj se i bëjmë gjërat në emër të Krishtit. Unë e ndiej! Krishti nuk shpjegohet me formula matematike, ai është i gjallë.

Ne nuk e shikojmë, por është i gjallë. Krishti ka lindur, ka vdekur dhe në fund është ringjallur. Ai ka qëndruar 40 ditë në tokë mes njerëzve, e më pas është ngjitur në qiell. Nuk është një përrallë, se shumë thonë se është filozofi e kishës. Por nuk është filozofi e kishës, është e vërteta. Përndryshe çfarë? Jam e çmendur unë t’i kushtoj jetën asgjësë? Jo.”-tha motër Mira.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026