Motër Mira: Vajzat e sotme nuk bëhen murgesha se nuk duan të mohojnë martesën

9 Mars 2024 | 14:33

Këtë javë në “Real People”, Flori Gjini ka takuar në Sukth, Motër Mirën, murgeshën që prej shumë vitesh ja ka dedikuar jetën e saj Zotit.

Ajo rrëfen përditshmërinë e saj, momentin që i ndryshoi jetën në rini, por edhe “luftën” me familjen e saj për t’u bërë murgeshë.

Mes të tjerave motër Mira tregoi se vajzat e reja ngurrojnë të zgjedhin të bëhen murgesha.

Ajo tha se ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë çështje, ndërsa përmendi si një nga faktorët kryesor martesën, duke thënë se është e vështirë për vajzat të futen në rrugën e sakrificës dhe të mohojnë martesën e kënaqësitë e personit.

“Janë shumë faktor, por fillimisht duhet thënë se misionaret e para ishin një risi dhe ne deshëm t’i shërbenim zotit. Të rinjtë e gjejnë mënyrën për ti shërbyer zotit. Sepse nuk është qejf të mohosh martesën apo kënaqësitë e personit. Është e vështirë të shkosh drejt sakrificës. Ka vajza por ka më pak”,-tha motër Mira.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026