“PS-Rithemelimi”- Pampuri për takimet: Marrëveshja më e ndyrë pas asaj të vitit 2008
Nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, ka folur lidhur me takimet e përfolura mes kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazmant Bardhi (pjesë tashmë e Rithemelimit) dhe atij të PS-së, Bledi Çuçi, lidhur me krizën parlamentare dhe reformën zgjedhore.
Në një lidhje për Euronews Albania, Pampuri tha se marrëveshja që PS dhe Rithemelimi kanë bërë është më e ndyra që pas asaj të vitit 2008 mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeopozitarit të asaj kohe, Edi Rama.
Ajo tha se Rama dhe Berisha nuk e duan votën e emigrantëve, ‘Shqipëria një zonë zgjedhore’ dhe votimin e numërimin elektronik.
“Rama e ka llogaritur prandaj bën marrëveshje me Rithemelimit. As Ramës e as Rithemelimit nuk i intereson vota e emigrantëve, nuk i intereson Shqipëria një zonë zgjedhore, nuk u intereson vota elektronike, sepse ju e keni parë në terren si tjetërsohet vota gjatë numërimit. Rama nuk i do këto, ndërsa shqiptarët po.
Një dorë po t’i japësh një socialisti në Parlament dhe bëhet lajm. Kurse kryebashkiakët e Rithemelimit qëndruan në mbledhjen me kryeministrin Rama shumë qetë, pas gjithë asaj që ata kanë bërë në Parlament.
Ata janë aq baltosës sa po të hysh në një shkallë me një të PS bëjnë namin. Të të hedhin atë që bëjnë vetë për të pastruar veten është ajo që bën Rithemelimi. Kjo është marrëveshja më e ndyrë që mund të ketë ndodhur pas asaj të vitit 2008”, tha Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje