“Greqia na ka ndihmuar kur…”/ Daci: Konfliktet nuk zgjidhen me frymë nacionaliste

10 Mars 2024 | 21:34

Avokati Jordan Daci, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me përplasjet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ai theksoi se konfliktet mes dy vendeve nuk mund të zgjidhen me frymë nacionaliste duke shtuar se Greqia në shumë raste na ka ndihmuar, duke dhënë kontribut në shumë çështje të Shqipërisë.

Sipas tij, raporti Shqipëri-Greqi nuk duhet të ngarkohet me historinë e së shkuarës.

“Marrëdhëniet me Greqinë kanë shumë problematika por dhe trajtimi me frymë nacionaliste nuk i shërben aspak as zgjidhjes së konfliktit po as raporteve me Greqinë. Mirë ose keq, Greqia me gjithë problemet që kemi pasur dhe kemi, ka qenë një vend që na është gjetur pranë në momente shumë të rëndësishme të historisë sonë.

Mos të themi vetëm pjesën e keqe, sepse janë po ato grekë që kanë pritur me mijëra shqiptarë, na janë gjetur në momente kryesore, pa dyshim që kanë ndihmuar shumë përsa i përket procesit të integrimit në NATO. Unë them që një qasje që mund të ishte e drejtë për vendin tonë, por dhe e ekuilibruar dhe me dinjitet në raport me Greqinë do ishte ajo e duhura, por unë nuk jam që të ngarkohet raporti me Greqinë, me historinë e së shkuarës. Nacioanalizmi nuk është zgjidhja”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026