Mjeku ligjor për Pëllumb Metën: Pozicioni i plagëve zbulon se kush ishte vrasësi

12 Mars 2024 | 09:49

Vrasja e Pëllumb Metës pak javë më parë në Durrës, ka marrë rrjedhë tjetër, ku thuhet se janë gjetur gjurmë gishtash të djalit të tij të vogël, Amarildo Meta.

Ilir Robaj, ekspert mjeko-ligjor, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se ekspertët duhet të shkonin bashkë me grupin hetimor në vendin e ngjarjes për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.

Mes tjerash ai nënvizoi se plagët e plumbit mund të zbulojnë se kush ka qenë qitësi i  Pëllumb i Metës.

“Prania e plagëve në këto raste, tregon se viktima ka dashur të mbrohet. Në këto raste nga eksperienca ime, është mjaft i rëndësishëm një ekspert hetimor që mund të ishte bërë në vendin e ngjarjes. Ekspertët duhet të shkonin bashkë me grupin hetimor, që të ndihmonin policinë. Drejtimi i qitjes për mua është më i rëndësishmi. Eksperti mjeko-ligjor përcakton vrimën e hyrjes së plagës dhe vrimën e daljes. Gjithashtu përcaktohet dhe drejtimi nga ka ardhur plumbi. Në këtë mënyrë mund të zbulohet dhe kush ka qenë qitësi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026