Kualifikueset e Euro 2025, Trajneri Bushi analizon sfidat e ardhshme të Kombëtares
Trajneri Alban Bushi ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar në kombëtaren U-21 në prag të dy sfidave kualifikuese drejt Euro 2025. Këtë të martë, vetë tekniku ka analizuar grupin e 23 futbollsitëve të thirrur, ndërsa është ndalur gjithashtu të analizojë kundërshtarët e kuqezinjve, Finlandën dhe Zvicrën.
“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Mendoj që Finlanda është ekipi që luan më bukur futboll, pavarësisht se ndodhet pas nesh. Për mua luan më mirë se Zvicra dhe Rumania. Kjo është ndeshja jonë e jetës, ndeshja jonë e ëndrrave, që ne të shkojmë në Europian. Duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”,-tha Alban Bushi, Trajner i kombëtares U-21.
Teksa u ndal tek emrat e rinj që iu bashkuan skuadrës, si Fetaj dhe Jashari, Bushi shtoi se konkurrenca ishte e madhe.
“Nuk ka qenë e lehtë ardhja e tyre në kombëtaren shqiptare, sepse kanë pasur shumë kërkesa si nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe nga Zvicra dhe Kroacia. Dua t’i falënderoj të dy sepse janë dy lojtarë shumë të rinj që janë ditëlindja 2005 dhe janë edhe për dy sezone të tjera me ekipin Shpresa”,-tha Alban Bushi, Trajner i kombëtares U-21.
Krahas tyre, ka pasur dhe lojtarë të cilët kanë refuzuar të veshin fanellën kuqezi.
“Ka patur edhe lojtarë që na ka refuzuar, na ka premtuar, por nuk ka ardhur. Gjithsesi nuk ka asnjë problem pasi është brenda rrethit të Shqipërisë dhe nuk ka dalë jashtë saj”,- Alban Bushi, Trajner i kombëtares U-21.
Kombëtarja e shpresave do të përballet më 22 mars me Finlandën dhe 6 ditë më pas me Zvicrën, përballje që do të luhen në stadiumin Air Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor