Projekti në Porto Romano/ Koloneli Toçi: NATO, dy xhevahirë në Shqipëri

12 Mars 2024 | 19:44

Koloneli Çlirim Toçi tha në Euronews Albania se do të ishte lajm i mirë për Shqipërinë nëse do të realizohej edhe baza e NATO-s në Porto Romano.

Ai tha se nëse kjo do të bëhej së bashku me bazën e Kuçovës do të ishin si dy xhevahire të forcave të armatosura të Shqipërisë.

“Nëse baza e Porto-Romanos do të ndodhë, nëse bëhet realitet, do të kemi dy investime, apo dy xhevahire që do i kenë forcat e armatosura nesër në standardet më të larta që ka NATO. Ato do të jenë edhe një ogur i mirë për të krijuar disa standarde të ngjashme me të vendeve të tjera që ka NATO.

Unë bazën e Kuçovës dhe atë të Porto-Romanos, i shikoj si dy pjesë të një puzzle që ne duam të shikojmë nesër një forcë të armatosur, në republikën e Shqipërisë jo vetëm moderne të ndërveprushme të cilat i shërbejnë vendit e njëkohësisht të jenë një element pozitiv në NATO, ku ne bëjmë pjesë”,-tha koloneli Toçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026