Salianji godet marrëveshjen PS-Rithemelimi: Kundër interesave të demokratëve

13 Mars 2024 | 13:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi këtë të mërkurë qëndrimin kundër marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Nga selia blu, Salianji tha se një marrëveshje e tillë nuk i shërben interesave të votuesve demokratë.

Ai theksoi se pas një beteje 5 mujore sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara, ndaj beteja nuk duhet të ndalet me një marrëveshje me kryeministrin Rama, i cili ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve.

“Qëndrimi është që kjo marrëveshjes mes PS dhe PD nuk është një marrëveshje që i shërben intersave të demokratëve. Çdo marrëveshje me Edi Ramën është e papranueshme, pasi ka treguar në vazhdimësi se nuk i qëndron asnjë marrëveshjeje. Nëse ne kthemi në normalitet ne rikthehemi për shkak të vendimarrjes tonë si grup parlamentar, nëse i shërben më shumë intersit qytetar apo jo.

Sot jemi në kushtet kur të drejtat e opozitës janë më të kufizuara në parlament, jo më të avantazhuara. Pas një aksion 5 mujor, jemi në kushtet ku ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit në mënyrë të njëanshme.

Sot jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji të komisioneve hetimore që kufizon transparencën dhe në fund të ditës, a ka nja dy tre muaj Rama që me ligjin e ri thotë merrni 8 komisione hetimore.

Rama nuk mban marrëveshje, përderisa themi që rruga radikale është e vetmja rrugë, nuk mund të bëhemi si lavjerrës”, tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026