Agjëruesi i veçantë i Ramazanit, Omeri me nevoja specifike ndjek traditën e familjes

13 Mars 2024 | 16:52

Nardi dhe Omeri nga Pogradeci, baba e bir, në muajin e shenjtë të Ramazanit luten dhe falën në xhami.

Omeri, 24 vjeç, pavarësisht problemeve me autizmin ka vendosur që të agjërojë dhe jetën t’ja dedikojë Zotit. Omeri tregon se ndihet mirë kur shokët e tij flasin fjalë të mira për të dhe e kanë shembull besimin e tij.

“Agjëroj këto ditë, ndihem shumë mirë. Ndonjëherë e kam si problem. Vjet e mbajta të gjithin. Më thonë shokët që ky agjëron, nuk e prish, është djalë shembullor, kështu thonë të gjithë. Unë lexoj vetëm shqip, jo arabisht”,-tha Omer Yzo.

Nardi, i ati i Omerit tregon se e gjithë familja e tij agjëron, përfshi dhe djalin e tij me nevoja të veçanta.

“Përgjithësisht ne agjërojmë si familje, Omeri është djali i madh, është rreth 24 vjeç dhe familjarisht agjerojme sepse kështu janë familjet myslimane, edhe pse të vegjlit në moshë argjerojne formalisht, është edukate islame, bashkë me ne dhe Omeri argjëron,”-tha Nardi Yzo.

Për një baba si Nardi, dora e Zotit ka qenë prezente edhe për shkak të zhvillimit që Omeri ka patur, ndërkohë që njerëzit përreth çuditen kur shohin birin e tij të dedikuar ndaj besimit islam.

“Në çdo hap që shohim kemi ndihmën e Zotit, unë jam i kënaqur edhe pse më ka dhuruar Omerin, fëmija im i parë, qe e kam siç e kam, e falënderoj zotin për këtë”,-tha Nardi Yzo.

U bën përshtypje sepse kur nuk agjërojnë njerëz të shëndetshëm 100%, kur shohin Omerin, kjo lloj kategorie merr këtë sakrificë, stonon në sytë e njerëzve dhe u bën përshtypje”.

I riu me nevoja të veçanta, i cili është shembull edhe për bashkëmoshataret e tij ka një mesazh për të tjerët ndërkohë që tregon se do të besojë në Zot dhe mbajë agjërim deri në frymën e fundit.

“Te besojnë në Zot, ti luten Zotit, të bëjnë veprat e mira”,-tha Omer Yzo.

Shembulli i Nardit dhe Omerit është shembulli i një familje të shëndoshë, e cila kapërcen sfidat me besimin në Zot, pavarësisht problemeve shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026