Dëmet nga rrjetet sociale| Fëmijët ndjekin modelet online, janë më agresivë

13 Mars 2024 | 17:46

Bullzimi dhe agresiviteti i të rinjve dhe fëmijëve nxitet nga rrjetet sociale. Psikologët thonë se prindërit duhet të kontrollojnë pajisjet telefonike për të bllokuar përmbajtjet e papërshtatshme të rrjeteve sociale dhe internetit.

Rrjetet socile janë kthyer në armikun kryesor të rritjes së një fëmije. Përdorimi i tyre, ka ndikuar në zhvillimin psiko-social që ata kanë. Shumica prej tyre po bëhën më agresivë, nervozë dhe bullizues.

“I përdorin ato në pjesën më të madhe të kohës pa një limit, pa një orar, që navigojnë në rrjete të papërshtatshme për moshën. Shprehen se bien pre e dhunës dhe bullizmit. Kjo ndikon në mëyrën sesi ata shprehen, në nervozizëm dhe sjelle të përshtatshme”, tha psikologia Eriselda Dervishi, shkolla “Pjetër Budi”.

Ka disa mënyra sesi mund të parandalosh qëndrimin dhe përdorimin e rrjeteve sociale te fëmijët. Por mungesa e informacionit nga prindërit, ndikon që këta fëmijë, të bien pre e rrjeteve të gabuara.

“Të gjitha telefonat, kanë atë që duhet “partent control”, jo të gjitha gjërat janë të lejuara, ka një arsyje pse kategorizon mbi 13 ose 18 vjeç. Të konfirugojnë pasijet që aplikacionet që nuk lejohen të mos shkarkohen më. Të vendosin scren filtrin, ku mund të vendosin orën e rrjeteve sociale. Jo më teknologjia, por secili prej nesh të luajnë rolin e tij nga dhuna në rrjetet sociale”, tha Ergest Nako, ekspert IT.

Mësues, psikologë, sociologë, ekpsertë arsimi ngrenë shqetësimin se modelet e gabura në këto platforma online, po rrisin fëmijë të dhunshëm, pa një të ardhme të sigurt. Modelet e gabuara të jetës së përditshme apo të mediave sociale ndikojnë gjithashtu në personalitetin e fëmijëve.

“Ka qënë komuniteti, shkolla që ishte pjesë vendimtare. Sot as shkolla as prindi, nuk luan rol kryesor. Shkolla bën pjesën e të dhënit mësim por jo të edukimit. Këto përplaset e stileve të ndryshme, ndikojnë sepse fëmija merr modelet e shumicës, shumica nuk është pro vlerave dhe të respektuarit të tjetrit”, tha sociologia Marsi Simo.

Familja nuk është më ajo që një fëmijë merr frymën e edukimit. Për sa kohë, një fëmije udhëhiqet nga ajo çfarë sheh në Tik Tok, Instagram apo dhe Youtube, do të krijojnë një jetë të gënjeshtërt në realitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026