Dibra feston Ditën e Verës pa ballokume, amvisa tregon traditën e zonës
Jo vetëm në Elbasan e në Tiranë por dhe në Dibër festohet Dita e Verës, edhe pse me tradita të ndryshme.
Dashurie Zerja, amvisë në lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ështe shprehur se Dibra nuk ka traditë ballokumet por kulaçin.
Në këtë ajo theksoi se ziejnë vezë, gatuajnë pulën me jufka, flin dhe petullat.
“Edhe ne dibranët e festojmë ditën e Verës. Natën e Ditës së Verës ne ndezim një zjarr dhe afrohemi e gjithë familja pranë zjarrit, për të hequr dimrin e ftohtë dhe si simbol për të ardhur vera e ngrohtë. Më shumë e festojnë fëmijët. Më parë ziejmë vezët. Më pas gatuajmë pelten. Kemi gështenja të zier, kulaçin e Dibrës. Ballokumet janë traditë e Elbasanit dhe nuk ja marrim dot. Kemi kulaçin e Dibrës ne. Për Ditën e Verës, gatuajmë pulën me jufka. Gatuajmë flin, petulla malësie”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes