Tradita e zjarreve në Korçë, Dita e Verës pritet me aktivitete në qytet
Edhe këtë vit nuk ka munguar ndezja e zjarreve në qytetin e Korçës nga banorët në ditën e Verës.
Më të moshuarit tregojnë se tradita nga njëri vit në tjetri po zbehet. Dikur, sipas tyre, ndizeshin shumë zjarre në lagje të ndryshme të qytetit ndërsa tani është vështirë të gjesh njerëz grumbulluar rreth zjarreve.
Ata thonë se vite më parë rreth zjarreve mblidheshin gjithë moshat, duke kënduar e festuar sepse kishte më tepër dashuri.
Megjithatë në familjet korçare për festën e Verës përgatiten të gjitha gatimet tradicionale të kësaj dite, duke vendosur edhe veroren.
I vetmi qytet në qarkun e Korçës që kishte organizime për festën e Ditës së Verës ishte Kolonja. Për të tretin vit me radhë u ndezën zjarre në qendër të qytetit të Ersekës si dhe u bë çelja e panairit me gatime tradicionale dhe simbole të ditës së verës.
Te gjitha këto sipas drejtores se turizmit dhe trashëgimisë Anila Çuçllari, përgatiten nga amvisat kolonjare.
Amvisat kolonjare tregojnë se gatimet tradicionale të ditës së verës janë shumë të kërkuara jo vetëm në një ditë si kjo por edhe gjatë ditëve të tjera të vitit.
Përveç festimeve të organizuara në sheshin “Rilindja”, banorët e Ersekës kanë ndezur zjarre edhe në lagjet dhe fshatrat e kësaj bashkie.

LEXONI GJITHASHTU:
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik