Aksident i rëndë në Durrës, 3 persona dërgohen në spital në gjendje kritike

14 Mars 2024 | 21:18

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

Në afërsi të Urës së Dajlanit një automjet, i drejtuar nga një i ri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë karburanti.

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “EuroNews Albania” përplasja ka qenë shumë e fortë e mjeti është dëmtuar rëndë.

Si pasojë, 2 vajza dhe një djalë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital, ndërsa ka mbetur ende brenda në makinë shoferi.

Forcat zjarrfikëse dhe policia po presin me sharrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut, i cili ka shfaqur shenja jete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026