VIDEO| Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, e “pëson” drejtuesi i mjetit luksoz
Policia e Beratit ka ndëshkuar me një gjobë prej 60 mijë lekësh të reja drejtuesin e një mjeti që kreu manovra të rrezikshme në rrugë.
Përmes një komunikate zyrtare, policia ka shpërndarë videon e drejtuesit të mjetit luksoz duke kryer “drift” në zona të banuara.
Krahas masës administrative drejtuesit të mjetit iu pezullua dhe leja e drejtimit.
Policia Rrugore apelon për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëhen burim aksidentesh.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.
Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.
Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor”, thueht në njoftimin e policisë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh