Çfarë do ndodhë me diasporën? Haçkaj: Do i bëjnë nder qytetarëve në Shqipëri

15 Mars 2024 | 21:40

Florian Haçkaj nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur për mënyrën se si mund të ndikojë vota e emigrantëve në Shqipëri.

Haçkaj tha se shqiptarët e diasporës do i bënin nder me votën e tyre shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve, pasi ata nuk do ndryshonin votën e tyre për gjëra banale si një vend pune apo një legalizim.

“çdo shqiptar do të sjellë ndryshimin duke votuar jo vetëm një palë apo një tjetër, ne kemi dy diaspora, ata që ikën në vitin 90 dhe ata që kanë ikur në 97, këto janë dy momente kyçe për Shqipërinë. Diaspora që kemi sot, shqiptarët që kanë ikur jashtë janë njerëz që mund të kenë simpatitë e tyre politike, por duan më të mirën e vendit.

Pra me kërkesat e tyre do jenë në gjendje të ndryshojnë edhe ofertën politike, duke u bërë një nder edhe shqiptarëve që janë brenda, duke mos pranuar gjëra banale, si një vend pune apo një legalizim. Patjetër kjo do sjellë një ndryshim dhe është tejet pozitive që shumica e shqiptarëve që janë pyetur janë pro kësaj”,-tha Haçkaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025