Rrëfimi i mësueses që lindi me një dorë: Te burri isha e kufizuar, amaneti i babait

16 Mars 2024 | 18:43

Mësuese Lindita Hoxha nga Fieri, e cila ka lindur me një problem në dorën e djathtë, por megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetojë jetën si gjithë të tjerët, dhe duke qenë e lumtur.

Për emisionin “Real People” me Flor Gjini, në Euronews Albania, ajo tregoi për ëndrrat e saj, dhe sfidat deri të cilat i realizoi.

Shkolla e lartë ishte dëshira më e madhe e saj, por dhe amaneti që babai i Lindita Hoxhës i la vjehrrit të kësaj të fundit.

Lindita, sot nënë e dy fëmijëve u shpreh se dëshironte që i ati që e mbështeti në çdo vendim të sajin të ishte gjallë.

“U fejova para vdekjes së babait, erdha në familjen e burrit. Pati një tërheqje në kuptimin që iu përkushtova familjes, më pas u mora sërish më shoqërinë civile. Ishte e domosdoshme që ne të merreshim me këtë. Ëndrra ime ka qenë mjekësia, më pëlqente t’u vija në ndihmë njerëzve. Kur u martova e kisha të vështirë të vazhdoja mjekësinë.

Te babai kisha lirinë ndërsa te burri isha më pak e kufizuar. Por babai i kishte lenë një amanet vjehrrit tim, duke i thënë se nuse e do me shkollë të lartë. Dhe u realizua. Kemi hasur vështirësi te punësimi. Fati solli në jetën time një njeri të mirë që ne ia kemi kaluar mirë, pavarësisht  problemeve të ndryshme që mund të kemi pasur. Nuk ishte e lehtë. Do doja që im atë të jetonte më shumë. Do dëshiroja që babai im të më shihte mësuese. Jam nënë e dy fëmijëve”- u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026