Dodik pas deklaratës së Escobarit: Republika Sërpska funksionon edhe në trysni
Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, tha të shtunën mbrëma se entiteti serb “ka forcë” dhe se ai mund të funksionojë edhe “nën trysni të madhe tinëzare” nga Shtetet e Bashkuara, pasi zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar theksoi të premten se ky entitet nuk ka kapacitet për t’u pavarësuar.
“Ata frikësohen se nuk po qeverisin këtu ashtu siç duan, dhe pikërisht këtu Republika Sërpska e tregon fuqinë e saj. Ata po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit për paqen, dhe për këtë na fajësojnë ne. Prandaj Republika Sërpska ka forcë”, tha Dodik në rrjetin social X.
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten se nuk mendon se Republika Sërpska ka forcë të ndahet nga Bosnja, me gjithë kërcënimet e Dodikut për ta bërë një gjë të tillë.
“Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, që është në borxhe në rritje, do të ketë kapacitet për të sfiduar NATO-n apo për të shpallur pavarësinë, dhe për të qenë i qëndrueshëm”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë.
Që kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, Bosnja e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.
Ajo mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë civil me mbështetjen e OKB-së dhe me një pushtet të madh, pozitë që aktualisht mbahet nga Christian Schmidt, i cili është duke u kundërshtuar nga Dodik.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq