Dhëndri i Trump do investojë në Shqipëri/ Shehu: I mirëpritur nëse zbaton ligjet
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat komentoi edhe lajmin që Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri.
Shehu tha se çdo investitor serioz duhet të jetë i mirëpritur në vendin tonë, pasi investimet e huaja serioze gjithmonë i kanë sjellë rritje ekonomisë së vendit. Megjithatë ai shtoi se investimet duhen bërë në përputhje të plotë me ligjet shqiptare.
“Çdo investitor serioz që do të investojë në Shqipëri është i mirëpritur në zbatim të ligjeve shqiptare. Partia Demokratike ka qenë porta e madhe e investimeve të huaja në Shqipëri. Sukseset më të mëdha ekonomike te ne kanë ndodhur nga investimet e mëdha. Ne ulëm taksat, krijuam lehtësi fiskale, ulëm procedurat administrative. Rritja e madhe në vitin 2005 bazohet në stimulimin dhe tërheqjen e investimeve të mëdha në Shqipëri, sigurisht brenda ligjit dhe kushtetutës shqiptare. Çdo njeri është i lirë të investojë në Shqipëri duke respektuar ligjet tona.
I pyetur për investimet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, Shehu tha se çdo gjë duhet bërë në përputhje me ligjet shqiptare ndërsa theksoi se nuk mund të merret me detaje teknike, pasi nuk e ka këtë kompetencë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5