“Njeri i rëndësishëm”/ Çoçoli tregon itinerarin e vizitës së Kushner në Shqipëri
Eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur në lidhje me projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania , ai theksoi se dhëndri i Donald Trump është njeri i rëndësishëm.
Mes të tjerash, me detaje ai tregoi itinerarin e Kushner në Shqipëri dhe takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.
“Unë di që në verën e 2021 që dhëndri i Trump është një njeri i rëndësishëm. Ka qenë në administratën amerikane dhe ka pasur një pozicion të lartë dhe ka qenë këshilltar i lartë me një detyrë shumë të lartë. Ai bëri një udhëtim në verën e 2021 në Shqipëri me dy skafe, me një motoskaf dhe një me helikopter. Mrekullohet nga bregdeti ynë dhe nga ishulli i Sazanit. Kthehet në SHBA dhe më pas krijoi një kompani dhe e regjistroi në një vlerë fillestare 1.2 miliard dollarë. Me ndihmën e Arabisë Saudite e çoi në 3,1 mld dollarë fondet në dispozicion të aktivitetit të tij. Kompania ka qenë me qëllim që të ndihmojë shtetet arabe dhe Izralin që të bëjë biznes së bashku dhe në fakt ka ndihmuar 17 start up izraelite. Një vit më vonë vjen në Shqipëri dhe takon dhe kryeministrin”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 21:19 Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 21:07 Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!