Nëna në Kosovë la vetëm fëmijën, avokati Jashari: Rrezikon deri në 3 vite burg
Avokati Arbër Jashari ka qenë i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku foli lidhur me rastin e arrestimit të një nëne në Kosovë, pasi la fëmijën vetëm në shtëpi për rreth 6 orë.
Jashari tha se gruaja rrezikon sipas kodit penal të Kosovës nga 3 muaj deri në 3 vite burg.
Ai tha gjithashtu se legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrotjen e fëmijëve, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës.
“Kodi penal i Republikës së Kosovës e ka parshikuar si vepër penale kur prindi apo kujdestari që ka në kujdestari një fëmijë, e keqtrajton apo e braktis. Kjo është parashikuar si vepër penale në nenin 243 të kodit penal, i cili për këtë vepër ka parashikuar një dënim nga 3 muaj deri në 3 vite burgim, në varësi të pasojave të veprës penale.
Legjislacioni i Kosovës ka parashikuar një sërë mekanizmash për mbrotjen e fëmijës, që nisen prej parimit ku është interesi më i mirë i fëmijës. Në çdo komunë të Kosovës ekzistojnë qendra për punë sociale, që i takon të merren me përkujdesjen e fëmijës dhe të përcaktojë masa të caktuara”, tha Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh