“Një strategji për sigurinë”-Ademi: Kosova e Shqipëria të kenë doktrina të mbrojtjes
Profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, është shprehur se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë më shumë në fushën e sigurisë, për të rritur mbrojtjen kombëtare në rast të një agresioni të mundshëm.
Komentet Ademi i bëri në Euronews Albania, ku tha se duhet një strategji kombëtare për sigurinë, pasi sipas tij, nëse mbrojtja në të dy vendet çedon, atëherë nuk është faji i vendit agresor (Serbia), por i joni.
Ai shtoi gjithashtu se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, pavarësisht politikave të kryeministrave të tyre, kanë sistemet dhe nënsistemet e tyre të sigurisë, që nuk mund të dalin jashtë strategjisë.
“Për momentin, pa marrë parasysh se kemi kryeministra Edi Ramën dhe Albin Kurtin, dy shtetet kanë sistemet dhe nënsistemet e sigurisë, që pa marrë parasysh kryeministrat dhe ata implementojnë strategjinë nacionale. Kjo strategji kryesisht mbështet dhe nuk mund të kalojnë jashtë strategjisë përmes ligjeve që janë në fuqi në të dy shtetet.
Dhe kanë mandat, qoftë shërbimet informative në Shqipëri apo në Kosovë. Në në republikën e Kosovës ëndërr e kemi të jemi pjesë e institucioneve të Shqipërisë. Sepse edukimi dhe shkollimi e masa mbrojtëse e Republikës së Kosovës, ne e llogarisim si në Republikës së Shqipërisë.
Ne kemi marrë shumë trajnime dhe informacione nga Shqipëria. Ne duhet të ngremë pyetje, pse institucionet e sigurisë në Serbi janë më të afta dhe çfarë ndodh. Nëse ne nuk përgatitemi, nëse nuk kemi doktrina ushtarake për mbrojtjen nacionale, atëherë gabimi është te ne dhe jo te agresori”, tha Ademi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare