Biznesi i vogël dominon 99.8% të tregut në Shqipëri, punëson 82% të njerëzve

18 Mars 2024 | 16:15

99.8% të sipërmarrjeve të hapura në vendin tonë e zënë bizneset e vogla dhe të mesme. Shifra del nga INSTAT dhe  pasqyron vitin 2022, në një organizim tregu që mbetet i tillë prej vitesh, dukë bërë që ndërmarrjet e mëdha të kenë 0.2% të raportit.

Sipas ecurisë, 82% e të punësuarve janë pjesë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nga 81.6% që ishte ky tregues përgjatë vitit 2021. Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet. Rreth 80% e tyre realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 79% që janë realizuar në vitin 2021.

Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2021. Rreth 75.5% e investimeve janë bërë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4% në vitin 2021.

Të dhënat tregojnë se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njëjtë me vendet e Bashkimit Europian, por ndryshe nga Europa, përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82%, ndërsa në Europë është 64.4%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026